Wikia

Saif Al-Islam Gaddafi Thesis Wiki

Plagiarism

Comments106
21pages on
this wiki


Rëndësia e rritjes së shtypjes së gjakut, si sistolike ashtu edhe diastolike, si faktor rreziku për SKV si për meshkujt ashtu edhe për femrat është argumentuar në shumë hulumtime epidemiologjike54,55. Pothuajse një korrelacion linear ndërmjet shtypjes së gjakut dhe incidencës së SKV është mbështetur nga shumë hulumtime duke argumentuar se terapia antihipertenzive e zvogëlon shkallën e rrezikut edhe për atak në zemër edhe për atak në tru56,57. Megjithatë, ngritja e shtypjes së gjakut si dhe trajtimi i saj janë më shumë të lidhura me incidencën e atakut në tru se sa me incidencën e SAK58,59. Është dokumentuar se ata me shtypje të lartë kanë më shpesh edhe faktorë tjerë të rrezikut (dislipidemi, rezistencë nda insulinës, diabet melit) për SKV se sa normotensivët54,60.   

Around Wikia's network

Random Wiki